Gjini: Ata që e kanë votuar AAK-në kurrë nuk do të pendohen! Kjo që përfaqësojmë një ditë patjetër do të fitojë

TË FUNDIT

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, deklaroi në një konferencë për media se partia e tij do të punojë që vota e qytetarëve që kanë mbështetur AAK-në, të respektohet plotësisht.

Ai tha se ajo që përfaqëson AAK-ja “patjetër që një ditë do të fitojë”, duke shprehur besim në të ardhmen politike të subjektit.

Gjini mori drejtimin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës vetëm pak kohë më parë, duke pasuar kryetarin e deritanishëm Ramush Haradinaj, i cili e ka udhëhequr partinë për më shumë se dy dekada.

Me mbi 90% të votave të numëruara, AAK-ja mori 7.28% në zgjedhjet e 7 qershorit – rezultat dukshëm më i lartë se në zgjedhjet e 28 dhjetorit, kur kishte fituar 5.5%.