QSHP Kumanovë: Tre të infektuar, 34 të shëruar nga Kovid-19

TË FUNDIT

Qendra e Shëndetit Publik në Kumanovë gjatë 24 orëve të fundit evidentoi tre të saposëmurë nga Kovid-19, të gjithë nga Kumanova, bënë të ditur sot kompetentët nga ky institucion publik shëndetësor. Siç bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë, janë shëruar 34 pacientë.

“Të saposëmurët vijnë nga grupe tashmë të njohura”, deklaroi drejtori i Qendrës, mjeku Arif Latifi.

Sot janë bërë 27 testime, prej të cilave – 22 përmes “Termini Im” dhe pesë testime të bëra sipas indikacioneve epidemiologjike.

Që nga fillimi i pandemisë në rajonin e Kumanovës-Likovës, të diagnostikuar me kovid janë 1.605, ndërsa për momentin aktivë janë 190 raste. fc/