Qeveria zvicerane urdhëroi mbyllje të restoranteve, kafeneve dhe shitoreve në ora 19

TË FUNDIT

Qeveria zvicerane urdhëroi mbyllje të restoranteve, kafeneve dhe shitoreve në ora 19 në shumë pjesë të vendit, ndërsa shteti po lufton me numrin e vazhdueshëm të lartë të infektimeve të reja dhe rasteve të vdekjes nga Kovid-19.

Masat e reja do të hyjnë në fuqi nesër, ndërsa do të vlejnë deri 22 janar. Qeveria paralajmëroi se në kantonet ku gjendja epidemiologjike është më e volitshme, objektet megjithatë do të mund të punojnë deri ora 23.

Autoritetet paralajmërojnë se numri i të sapoinfektuarve dhe rasteve të vdekjes në disa kantone është në rritje, ndërsa sistemi shëndetësor është i stërngarkuar.