Me tetë vota “për”, pa asnjë të përmbajtur dhe kundër, Jadranka Daboviq Anastasovska mori mbështetjen e Komisionit kuvendor për Zgjedhje dhe Emërime për zgjedhjen e saj për gjykatëse në Gjykatën Kushtetuese në vend të Jovan Josifovskit, mandati i të cilit skadoi në janar të vitit 2022.
Në debatin dyditorë për kandidaturën e saj, opozita doli me një sërë kritikash se pas saj qëndron LSDM-ja, gjë që dëshmon se Gjykata Kushtetuese është ende partiake dhe siç përmendi Aleksandër Veljanovski nga VMRO-DPMNE-ja, ajo është vendosur në mënyrë politike, partiake nga pushteti.
“Edhe për këtë kandidat ajo që në një mënyrë është vazhdimësi e zgjedhjes së kandidatëve paraprak, ndërsa kjo megjithatë ka prapavijë politike në punën e saj si këshilltare në Qytetin e Shkupit në periudhën nga viti 2005 deri në vitin 2009, nga radhët e LSDM-së. I personifikuari në këtë Gjykatë Kushtetuese është se nuk e arsyeton funksionin e vet, përkatësisht se bëhet fjalë për, për fat të keq, person që përsëri është i vendosur politikisht nga pushteti.”-deklaroi Aleksandër Veljanovski, VMRO-DPMNE.
Pushteti me emërimin e gjykatësve të vet jo vetëm në Kushtetuese por gjithkund dëshiron të sigurojë veten dhe interesat e veta, por edhe në të ardhmen të rrënojë projektet e VMRO-DPMNE-së, thonë nga opozita.
“Pushteti në mënyrë sistematike kërkon zgjidhje si të mbushë institucionet që më tej do ta mbrojnë për shkak të krimeve, korrupsionit. Jemi dëshmitarë se në 6-7 vitet e fundit çdo ditë kanë tronditur shtetin me krime, korrupsion. D.m.th. kjo qeveri e ka devalvuar gjyqësorin dhe andaj besimi është aq sa është, 1%, ndoshta tashmë edhe 0%.”- tha Jadranka Pockova, VMRO-DPMNE.
Për vendin gjykatës në gjykatën kushtetuese, përveç profesoreshës Jadranka Daboviq, e cila u propozua nga LSDM, VMRO-DPMNE-ja propozoi profesorët Rodna Zhikovska, Savo Klimovski si dhe gjykatësin shumëvjeçar Todor Vitllarov.
