Qeveria solli vendim, nga nesër hynë në fuqi masat e reja

TË FUNDIT

Kryeministri teknik, Oliver Spasovski ka njoftuar se Qeveria ka miratuar masat e reja të cilat dje u kërkuan nga Komisioni për sëmundje ngjitëse.

Masat do të fillojnë të zbatohen nga nesër, ndërkaq parashohin që gjatë ditëve të punës (e hënë – e premte) lëvizja të realizohet nga ora 5:00 deri në ora 19:00. Nga këtu,

  • të moshuarit mbi 67 vjeç, do të mund të lëvizin prej ora 5:00 deri në ora 12:00,
  • fëmijët dhe të rinjtë deri në moshën 18-vjeçare do të mund të lëvizin nga ora 13:00 deri në ora 19:00.

“Ulet edhe kufizimi i lëvizjes gjatë fundjavave. Nga tash, ndalesa e lëvizjes për fundjavë do të fillojë të shtunën, nga ora 15:00 dhe do të vazhdojë deri të hënën, në ora 05:00. Të shtunën, për personat mbi 67 vjeç, do të lejohet lëvizja prej 5:00, deri në ora 11:00. të shtunën, të rinjtë deri në moshën 18-vjeçare do të mund të dalin prej 12:00 deri në ora 15:00”, njoftoi Spasovski.