Qeveria solli vendim, në lojë disa opsione për ngrohjen qendrore, njofton Bekteshi

TË FUNDIT

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në paraqitje para mediave njoftoi se Qeveria në seancë para pak minutash ka sjellë vendim edhe për problemin e ngrohjes qëndrore.

I pyetur se me shtrenjtimin e energjisë elektrike, paralajmërohet edhe shtrenjtim dhe mungesë e ngrohjes qendrore, Bekteshi njoftoi se për të parandaluar këtë Ministria e Financave ka parashtruar disa opsione për të ndihmuar qytetarët.

Nuk zbuloi opsionet, pasi siç tha për të njëjtat rrjedhin negociatat me kompanitë – përgjegjëse për shpërndarjen e ngrohjes qendrore ndërkaq për nesër paralajmëroi edhe vendimin për atë se nëse dhe sa do të shtrenjtohet ngrohja qendrore.

“Tashmë kemi sjell vendim tani, para disa minutash në seancë qeveritare ku do t’u dalim në ndihmë nevojave të qytetarëve që të kenë furnizim në vazhdimësi nga ana e ngrohtoreve për ngrohje qendrore. Rrjedhin negociatat me kompanitë që kryejnë shpërndarje të ngrohjes së qendrore në shtetin tonë dhe nesër, gjatë ditës, do ta publikojnë vendimin nga ana Komisionit Rregullator për Energjetikë. Sa i takon mundësive dhe mekanizmave nga ana e Qeverisë, ja unë, publikisht falënderoj ministrin e Financave që një ditë para mbarimit të vitit erdhi me disa opsione për këtë vendim. Tani i presim kompanitë që nuk janë në pronësi të shtetit që të shohim nëse do të pranojnë mekanizma të tillë, kurse nesër do të publikohet vendimi nga KRrE-ja”, tha Bekteshi, transmeton TV21.