Qeveria në seancën e djeshme miratoi vendimi që të anulohet konkluzioni i Qeverisë së mëparshme teknike, i cili sipas ekzekutivit të ri, shkakton implikime fiskale për realizimin e një pjese të Korridorit 8.
“Njëkohësisht në seancën e Qeverisë u miratua vendimi që të anulohet konkluzioni i Qeverisë së mëparshme teknike, i cili shkakton implikime fiskale për realizimin e Projektit për ndërtimin e autostradës Korridori 8, Aksi 2: Gostivar-Bujkoçan prej 252.699.474 euro shtesë, të cilat nuk janë të planifikuara dhe të parapara me Buxhet dhe as ekonomikisht nuk janë të leverdishme. Ky konkluzion u miratua më 13 qershor të këtij viti, më shumë se një muaj pas zgjedhjeve dhe disa ditë para miratimit të Vendimit për zgjedhjen e Qeverisë së re të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe mospërfitueshmërisë ekonomike nga zbatimi i tij. Për të njëjtin konkluzion është bërë e ditur se do të njoftohet edhe Prokuroria Themelore Publike”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
