Qeveria nuk e dëgjon Filipçen! Renovon, blen mobile në gjendje të jashtëzakonshme dhe shpenzon 294,310 euro

TË FUNDIT

Gazetar: A të fillojnë me renovim, duke pasur parasysh që hyjnë mjeshtërit . . .

Venko Filipçe: “Le të qëndrojnë tani në shtëpi, ka kohë për renovim.

Këto rekomandime të ministrit, Venko Filiçe, nuk i ka respektuar Qeveria, kështu që nga fillimi i gjendjes së jashtëzakonshme, prej 18.03.2020 deri më sot ka shpenzuar mbi 290 mijë euro për renovim.

Marrëveshjen e parë e ka nënshkruan më 16.04.2020 për ndryshim të mobileve, ndërsa në lidhje me zbatimin e masës për efikasitet energjetik, në përputhje me programin kundër ndotjes së ajrit, vlera është 273 673 euro, ndërsa janë përfshirë 12 komuna. Kompania që e ka fituar tenderin është nga Kavadari e regjistruar si MI KOMERC 2000 Zlatko SHPKNJP.

Paraprakisht në muajt dhjetor dhe nëntor, Qeveria gjithashtu ka realizuar furnizim publik me qëllim të njëjtë, vetëm për komuna të tjera, ndërsa vlera totale është 432,228 euro. Më të shtrenjtat janë në komunën e Aerodromit. Për rikonstruimin  e objekteve banesore janë shpenzuar 812,532 , i realizuar në dy faza.

Furnizimi i dytë është bërë gjashtë ditë më vonë, në vlerë prej 20,637 euro, me qëllim të adaptimit të Villa Vodno 2. Tenderin e ka fituar kompania nga Shkupi, e regjistruar si SOLAS – EKS –IM-SKOPJE.

Ngjyrosje e parketit, lyerje, vendosja e pllakave në tokë, punimi i çatisë së ballkonit për verandë verore te skara si dhe qiell me yje në hyrjen kryesore, janë vetëm një pjesë e renovimit  të planifikuar të vilës.

Kompania SOLAS – EKS-IM-SKOPJE sipas evidencës, ka filluar të fitojë tenderë në vitin 2016, më i madhi në vlerë prej 134,309 euro në Komunën e Tetovës, për rrënimin e objekteve. Në lidhje me këtë kërkuam qëndrim nga Qeveria, por deri në fillim të këtyre lajmeve nuk morëm përgjigje.

error: Content is protected !!