Për shkak të krizës shëndetësore dhe ekonomike e cila u shkaktua nga pandemia me Kovid-19, Qeveria e ka miratuar rebalancin e Buxhetit për vitin 2020. Siç sqaroi ministrja e Financave, Nina Angellovska, të ardhurat janë ulur për 11.5 për qind, gjegjësisht do të ketë 25.5 miliard denarë më pak nga e planifikuara. Nga ana tjetër, shpenzimet janë rritur për 50 milionë euro.
“Rritja prej 50 milionë eurove është vetëm 1.4 për qind e shpenzimeve në tërësi, kurse për shembull, nëse i shihni shtetet tjera kanë vepruar sa i takon të ardhurave dhe shpenzimeve, ne jemi shtet që nëse krahasohemi me shtetet tjera, më së paku i rrit shpenzimet. Flasim se në Serbi shpenzimet janë rritur për 22 për qind, Çekia 7 për qind, Bullgaria 2 për qind, Gjermania 32 për qind”, tha Nina Angellovska, Ministre e Financave.
Pavarësisht asaj se të ardhurat janë ulur, e kurse shpenzimet janë rritur, Angellovska nuk ka një projeksion se sa mund të jetë borxhi publik.
“Ndikimin në borxhin publik e shohim vetëm nga Fondi Monetar Ndërkombëtar prej 176 milionë euro”, tha Nina Angellovska, Ministre e Financave.
Agellovska ka njoftuar se paralelisht me buxhetin, ribalanc bëhet edhe në programet Kovid. 3miliardë denarë shkojnë për Kovid-1 dhe 150milionë euro shkojnë për programin Kovid-2. Nga këtu mjete shtesë nga ribalanci do të sigurojnë:
Ministria e Ekonomisë – 600 milionë denarë
Ministria e Shëndetësisë – 300 milionë denarë
Ministria e Arsimit dhe Shkencës – 350 milionë denarë
Fondi për Sigurim Shëndetësor – 350 milionë denarë
Me rebalancin nuk është paraparë shkurtim i pagave në administratë, as shkurtim i pagave të ministrave dhe drejtorëve vendim të cilin paraprakisht e shfuqizoi Gjykata Kushtetuese sepse i njëjti kishte përfshirë edhe gjykatësit dhe prokurorët. Deri tash një numër i vogël i funksionarëve kanë njoftuar se kanë donuar pagën në fondin e solidaritetit, ndërkaq nga deputetët nuk ka asnjë paralajmërim.
