Janë pranuar vërejtjet se kompanitë e vogla dhe mikro nuk mund të shfrytëzojnë paratë nga masat për shkak se, më së shpeshti ata kanë vetëm udhëheqës dhe zv.udhëheqës dhe këtu do të bëhen korrigjime në dekret. Këtë e kumtuan ministrja e financave, Nina Angellova dhe ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, pas takimit me Odat e sektorit të hotelerisë dhe të turizmit, pasi që ditëve të kaluar kishte përplasje të ashpër për masat. Në takim është biseduar gjithashtu edhe për atë se si të punohet kur rekomandimet do të jenë më të buta.
“Ne i kemi zgjidhur dilemat sepse shumë nga ato kritika janë mbështetur në keqkuptime dhe interpretime të disa prej kushteve që duhen përmbushur. Odat së bashku me epidemiologët dhe institucionet përkatëse, do të punojnë për krijimin e një plani se si do të punojn kur të hapen pas më pak se një muaj. Pra, nëse një restorant kishte dhjetë tavolina, ata tani do të duhet të kenë tre ose katër tavolina, do të duhet që të gjithë punonjësit të mbajnë maska dhe doreza, pajisje mbrojtëse, cilat do të jenë kushtet në kuzhinë”, tha Nina Angellovska, Ministre e Financave.
“Në mënyrë detale i njoftuam sa i përket dekreteve, me fuqi ligjore të cilat ne si Qeveri vetëmse i kemi miratuar, rreth masave të cilat tashmë janë në realizim e sipër, por njëkohësisht edhe është ndarë buxheti me rriprogramimin e fundit të cilin gjat seancës së djeshme e miratuam në Qeveri. Njëkohësisht biseduam edhe për hapat që do ti ndërmarim në kohën që vijon”, tha Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.
Martin Angellovski, nga sektori i hotelerisë, deklaroi se kanë biseduar për të gjithë masat dhe propozimet dhe se kanë gjetur mirëkuptim nga pushteti.
“Së pari, për të gjithë masa që kemi biseduar si sektor hotelerik me Qeverinë, e venduam theksin te ajo që si t’i mbajmë të punësuarit dhe si të fitojmë më shumë mjete nga to. Morëm rekomandime në drejtim të asaj, për kërkesat tona primare të marrim bruto pagë minimale për të punësuarit”, tha Martin Angellovski, Sektori Hotelierik.
Për stabilizimin e ekonomisë për shkak të gjendjes që u shkaktua nga kriza me korona virusin, së shpejti Banka zhvillimore do ta lëshojë linjën e dytë kreditore në vlerë prej 8 milion eurove. Ajo do të jetë e hapur më së shumti për sektorët që ishin më të goditur nga kriza.
