Në seancën e sotme, Qeveria kroate shpalli gjendje të katastrofës natyrore në zhupanitë Sisak-Mosllavina dhe atë të Zagrebit, të cilat të martën e kaluar u goditën nga tërmet i fuqishëm.
Gjendja e katastrofës natyrore u shpall nga kryeministri Andrej Plenkoviq, bazuar në informacionin mbi madhësinë e dëmit të shkaktuar nga tërmeti.
Plenkoviq rikujtoi se sot është saktë një javë nga tërmeti i parë që goditi rajonin Sisak-Mosllavina dhe gjashtë ditë nga tërmeti shkatërrues prej 6,2 ballë në të cilin shtatë persona humbën jetën.
Ai tha se askush nuk do të mbetet vetëm në këtë katastrofë dhe se shteti do të sigurojë ndihmë për vendet më të vogla.
Gjithashtu, është ngritur edhe Shtabi për të menaxhuar me situatën në zonën e shkatërruar, të udhëhequr nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes, Tomo Medved.
Seanca filloi me një minutë heshtje për tetë vajzat dhe djemtë që vdiqën në prag të Vitit të Ri në Posushje në Bosnje dhe Hercegovinë, nga helmimi me gaz.
