Qeveria holandeze ka dhënë dorëheqje kolektive

TË FUNDIT

Qeveria e kryeministrit holandez, Mark Rute ka dhënë dorëheqje kolektive për shkak të raportit në të cilin akuzohet për keqmenaxhim të subvencioneve të kujdesit për fëmijët, që çoi mijëra familje në shkatërrim financiar, njoftoi televizioni kombëtar NOS.

Rute do ta informojë mbretin Vilem-Aleksandar për atë vendim më vonë sot dhe do të mbajë konferencë për shtyp.

Kjo është hera e tretë që kabineti i Rutes rrëzohet për shkak të një skandali të kujdesit të fëmijëve, dy muaj para zgjedhjeve për Dhomën e ulët të Parlamentit./MIA