Qeveria e Sllovenisë më në fund iu përgjigj TV21! “As që kemi diskutuar e as e kemi parë të ashtuquajturin non-paper”

TË FUNDIT

Edhe pse para disa ditësh TV21 kërkoi qëndrim nga Qeveria e Sllovenisë për non-paperin që përmendet, ndërsa për të cilin disa media prej atje pohojnë se i njëjti është propozim i kryeministrit Janez Jansha, dërguar Komisionit Evropian, me të cilin propozohet krijimi i Serbisë së madhe dhe Shqipërisë së madhe, më në fund morëm përgjigje. Në të thuhet se as qeveria aktuale e as ndonjë organ tjetër qeveritar nuk kanë diskutuar për non-paperin dhe se në asnjë mënyrë nuk kanë marrë pjesë në copëtimin e Bosnjës dhe Hercegovinës. Sllovenia së bashku me palët e tjera të prekura në rajon, në BE dhe më gjerë, bën përpjekje maksimale për ta përshpejtuar integrimin e vendeve të Ballkanit perëndimor në integrimet euroatlantike duke thënë se janë të bindur se në këtë drejtim Sllovenia me asnjë hap nuk duhet ta cenojë paqen dhe bashkëjetesën në Bosnjë e Hercegovinë dhe në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor./TV21

TË NGJAJSHME