Qeveria e Shqipërisë e rriti pagën minimale në 30 mijë lekë

TË FUNDIT

Nga 1 janari paga minimale në Shqipëri do të jetë 30.000 lekë, nga 26.000 lekë që është tani. Vendimi për rritjen e pagës minimale u mor në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Kështu, paga bazë minimale mujore, për punonjësit, në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet nga çdo person, juridik a fizik, vendas ose i huaj, të jetë 30.000 (tridhjetë mijë) lekë, thuhet në vendimin e marrë nga qeveria, njofton Top Çanel.

Për të marrë këtë pagë bazë duhet që të kryhen 174 orë pune në muaj, të kryera gjatë kohës normale të punës.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet nga data 1 janar 2021.