Qeveria e Italisë me plan për vazhdim të gjendjes së jashtëzakonshme deri më 31 tetor

TË FUNDIT

Qeveria italiane planifikon ta vazhdojë gjendjen e jashtëzakonshme në vend, që do të mundësojë të sundojë me dekrete pa nevojë të miratimit parlamentar, edhe përkundër kundërshtimit të fuqishëm të partive opozitare.

“Qeveria do të sjellë vendim për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme deri më 31 tetor, vetëm pas miratimit nga Parlamenti”, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza, transmeton “Politiko”, duke iu referuar mediumeve italiane.

Kryeministri Xhyzepe Konte do t’i informojë senatorët për qëllimet e Qeverisë pasdite,k ndërsa nesër – Parlamentin.

Qeveria nga fundi i janarit shpalli gjendje të jashtëzakonshme për t’u mundësuar ministrave të përballen me krizën me koronavirusin. Ai vendim vlejti gjashtë muaj, ndërsa skadon në fund të korrikut.

Gjendja e jashtëzakonshme në Itali mund të zgjasë më së shumti 12 muaj, e më pas mund të vazhdohet edhe për një vit.