Array

Qeveria e Gjykatat më të korruptuarat!

Must Read

ASH-AAA karton të kuq për zëvendësministrat? Abazi: S’kanë legjitimitet, do të punojnë vetëm për interesat partiake

Zëvendësministrat e rinj të propozuar nga Qeveria, nuk do të sjellin asnjë risi, por vetëm do të...

Bytyqi kundër Grubit dhe Zaevit, “Paratë publike nuk duhet të ndahen sipas përkatësisë etnike”

https://youtu.be/QVHD2o-kb-0 Propozimi i zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi që të subvencionohen kompanitë...

Profesionet të ndryshme nga obligimet?! Zëvendësministrat të martën para deputetëve

https://youtu.be/KaiRwPjWwFY Në vend që të kenë fundjavë të lirë, deputetët do të...
- Advertisement -

Qeveria e Kosovës, pushteti lokal, ndërmarrjet publike dhe Gjykatat vazhdojnë të mbesin institucionet me të korruptuara në vend. Derisa korrupsioni i nivelit të lartë vazhdon të mos luftohet seriozisht dhe ende mbetet shqetësues për shoqërinë. Kështu ka deklaruar drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsion Hasan Preteni, para Komisionit për Legjislacion, derisa ka shpalosur raportin vjetor të punës së institucionit që ai drejton.

Anëtarët e Komisionit patën fjalë të mira për raportin, por sikurse Preteni edhe ata patë shumë kritika rreth punës që po bëhet në luftën kundër korrupsionit, të cilët i kërkonin atij që të tregoj se cili institucion prinë si më i korruptuari. Por Preteni tha se nuk ka listë se cila prej tyre prinë, por se janë këto katër institucione, kjo është e vërtetë.

- Advertisement -

“Katër grupe të institucioneve janë, një është Qeveria, pushteti lokal, ndërmarrjet publike dhe gjykatat. Këto janë katër grupe të institucioneve ku ka më së shumti korrupsion”, tha Preteni.

Drejtori i AKK-së duke shpalosur raportin një vjeçar tha se gjatë vitit të kaluar kanë pranuar 248 informata, derisa vetëm 56 i kanë pasur të bartura nga viti paraprak, ku nga 248 informata të trajtuara gjatë vitit të kaluar, 124 kanë qenë informata që i kemi trajtuar në bazë të detyrës zyrtare.

- Advertisement -

Preteni tha se kanë ushtruar 131 kallëzime penale kundër 163 personave, derisa në 8 raste në polici janë përcjellë kallëzimet ose informatat për raste korruptive, por nuk kanë arritur t’i identifikojnë përkundër se ndaj disa personave është dyshuar për veprim.

Sipas tij, në përshkrimin e këtyre lëndeve ka vlerë që pretendohet t’iu bëhet dëm shtetit nga 500 euro deri në 1 milion e 276 mijë euro, ku ka qenë rasti më i madh.

- Advertisement -

“Nga formimi i AKK-së janë përcjell 551 kallëzime penale…Raste në procedurë janë 56…kemi ushtruar kallëzime penale kundër 158 personave, edhe pesë në polici, 163, në 8 raste nuk janë identifikuar personat dhe mbetet që numri i personave kundër të cilëve kemi ushtruar kallëzime penale janë rreth 170. Struktura e këtyre veprave penale, kanë të bëjnë me keqpërdorime të detyrës zyrtare ose autoritetit zyrtarë, ushtrimi i ndikimit, përvetësimi në detyrë, marrja e ryshfetit si dhe mos raportimi i pasurisë ose raportimi i rremë i pasurisë. Vijmë tek një pasqyrë e përgjithshme që me të vërtetë nuk mund të mburremi as ne si Kosovë, as si Agjencion, por ky është një pozicion i hendikep i jonë, sepse tek pjesa e luftës kundër korrupsionit ky produkti jonë nuk po shihet, është tek hallka e parë në atë zinxhirin e gjatë”, tha Preteni.

Sipas kreut të AKK-së, pasuria e zyrtarëve të lartë që e kanë jashtë vendit nuk mund ta zbulojnë, madje kanë pasur dy raste që kanë qenë në Shqipëri, pasi kanë refuzuar bashkëpunimin me AKK-në.

Preteni duke folur për postet e shumëfishta që mbajnë një numër i madh i zyrtarëve publik, me shqetësuesin e paraqiti rastin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të cilët ligjërojnë në një numër universitetesh private, pavarësisht se paga e tyre është e dinjitetshme dhe mandati i tyre është i përhershëm për dallim nga të tjerët.

“Them në përgjithësi është problem por në rend të parë për gjyqtarë dhe prokuror duhet të rregullohet. Në aspektin financiar ata janë të siguruar, një gjyqtarë e ka pagën sa të një ministri, kryeprokurori sa të kryeministrit janë paga të dinjitetshme. Dhe ato 4Z automjetet të cilat mendoj se i kanë marr për punë me të mirë, ne i shohim, jemi dëshmitarë i asaj se e kemi një universitet privat afër Agjencisë dhe në baza ditore i shohim se sa 4Z janë të parkuara para atij fakulteti”, theksoi ai.

Kritika kishin edhe deputetët anëtarë të këtij komisioni, të cilët në shënjestër kishin mos luftimin e korrupsionit te zyrtarët e lartë.

Kryetarja e Komisionit për Legjislacion, Albulena Haxhiu ka pyetur Pretenin nëse kanë qasje në xhirollogaritë e zyrtarëve publik, pasi shihet se një zyrtarë merr 1200 euro pagë dhe nëse e shohin pasurinë që ka, është në shpërputhje me të hyrat që i merr.

Sipas saj, dënimet që janë dhënë janë me gjobë nga 100 deri në 1000 euro, shumë kjo që është qesharake.

Edhe deputeti i LDK-së, Armend Zemaj tha se është krijuar një seriozitet por pa ndonjë efekt në luftën kundër korrupsionit.Se ka ngecje në luftimin e korrupsionit në nivel të lartë, e theksoi edhe deputetja e PDK-së, Selvije Halimi, sipas të cilës lufta ndaj kësaj dukurie duhet të veprohet në kundër të një sistemi.

“Lufta kundër korrupsionit në një shoqëri është luftë që duhet të veprohet në kuadër të një sistemi dhe cila do hallk e atij sistemi në çoftë se vonon në veprim apo nuk vepron fare, atëherë edhe puna e juaj do të jetë e padukshme apo mbetet jo rezultative aq sa mund të prisni dhe ju vetë edhe ne si komision apo edhe qytetarët”, tha Halimi.

Ndërsa, i pyetur rreth çështjes së emërimit të Blerim Shalës si koordinator i bisedimeve dhe merr pagë, në të njëjtën kohë që merr edhe si deputet, drejtori i AKK-së, Hasan Preteni tha se ata do të veprojnë por ligji përcakton që procedura është e mbyllur për publikun, megjithatë, vendimi do të bëhet publik.

Derisa, rreth avokatit Besnik Berisha që është edhe këshilltar juridik i kryeministrit, Preteni tha se e kanë trajtuar në afatin ligjor dhe është në fazën kur iu lihet në afatin ligjor 30 ditor, pasi nuk ka të bëjë vetëm me këshill-dhënie por edhe disa biznese.

Derisa ka kritikuar edhe OJQ-të, duke thënë se ato më shumë vrapojnë pas fondeve se sa që bashkëpunojnë në luftimin e korrupsionit, madje e kanë keqpërdorur dokumentacionin që e ua ka dhënë AAK-ja.

korrupsioni

hasan preteni

- Advertisement -

ASH-AAA karton të kuq për zëvendësministrat? Abazi: S’kanë legjitimitet, do të punojnë vetëm për interesat partiake

Zëvendësministrat e rinj të propozuar nga Qeveria, nuk do të sjellin asnjë risi, por vetëm do të punojnë për interesat e tyre...

Bytyqi kundër Grubit dhe Zaevit, “Paratë publike nuk duhet të ndahen sipas përkatësisë etnike”

https://youtu.be/QVHD2o-kb-0 Propozimi i zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi që të subvencionohen kompanitë private të cilat do të...

Profesionet të ndryshme nga obligimet?! Zëvendësministrat të martën para deputetëve

https://youtu.be/KaiRwPjWwFY Në vend që të kenë fundjavë të lirë, deputetët do të duhet t’i lexojnë biografitë dhe...

MPB “ruan” ish-ministren Jankullovska, Gruevski në Budapest, bashkëpunëtorët e tij më të afërt në burg

https://youtu.be/I-GFz2nm33w Përditshmëri e banorëve të rrugës “Dimçe Mirçev” numër 20, janë makinat policore, sepse vetëm 10 metra...

Jo të gjitha shkollat kanë kompjuterë dhe internet

https://youtu.be/l-Cg1Gf5xHo Ministria e Arsimit dhe Shkencës po informon drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme për llojin...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -