Qeveria do të mbajë seancë të rregullt

TË FUNDIT

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do ta mbajë seancën e rregullt të 40-të.

Në seancë, siç kumtoi pres-shërbimi qeveritar, do të shqyrtohen disa programe vjetore për punën e agjencive, organeve të pavarura drejtuese dhe organizatave të menaxhimit, duke përfshirë Propozim-programin për Punën e Qeverisë.

Në seancë për shqyrtim janë vendosur edhe Propozim-programi për zhvillimin e sportit dhe rinisë, Propozim-programi për ndërtim dhe rindërtim të objekteve sportive dhe Programi për Punën e Agjencisë së energjisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin vijues 2021.

Për konkludimet dhe vendimet nga Seanca e sotme qeveritare, që do të mbahet përmes video konferencës, me fillim në ora 12:00, opinioni do të informohet me kumtesë pas përfundimit të seancës.