Qeveria do ta paguajë borxhin që institucionet kanë ndaj EVN-së, tha Kovaçevski

TË FUNDIT

Qeveria do t’i mbulojë borxhet për rrymën e papaguara të institucioneve shtetërore ndaj EVN-së, informoi kryeministri Dimitar Kovaçevski në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri.

“Këto janë organizata buxhetore dhe për shkak të rritjes së çmimit të rrymës, Qeveria ka bërë një rishpërndarje të mjeteve financiare që janë miratuar dhe do t’i dorëzojë në Kuvend për të siguruar funksionimin e rrjedhshëm të këtyre institucioneve”, tha kryeministri Kovaçevski.

EVN-ja u ka dhënë afat disa institucioneve që deri më datën 15 të këtij muaji ta paguajnë borxhin për energjinë e shpenzuar elektrike, përfshirë Qendrën Klinike dhe Hekurudhat e RMV-së dhe disa institucioneve tjera.