Qeveria britanike sot i mohoi informacionet në disa media se kryeministri Boris Xhonson javën e kaluar ishte në Itali, duke bërë të ditur se ai nuk ka udhëtuar jashtë vendit muajt e kaluar.
Gazeta italiane “Republika” bëri të ditur se Xhonsoni fundjavën e kaluar prej 11 deri më 14 shtator, ishte në Peruxha që ta pagëzojë djalin e tij më të ri Uillfred, duke iu referuar një kumtese të aeroportit të qytetit, transmetuan mediat britanike.
“Ky rrëfim është plotësisht i pasakt. Kryeministri nuk ka udhëtuar në Itali muajt e kaluar. Secili që do t’i publikojë këto zëra përsërit gënjeshtra”, tha zëdhënësi i Dauning strit.
Ministri britanik i Transportit, Grant Sheps, gjithashtu, i mohoi akuzat, duke deklaruar se dy herë i kishte kontrolluan zërat dhe kishte konfirmuar se nuk janë të sakta. fc/
