Qeveria amerikane me ndihmë prej 10 milionë dollarë për rajonin për luftë me Kovid-19

TË FUNDIT

Maqedonia e Veriut ka marrë 1,5 milionë dollarë nga SHBA-ja për luftë kundër koronavirusit për sisteme laboratorike, ndjekje dhe kontroll të lëvizjes së infektimit, ekspertë teknikë, komunikim shëndetësor dhe të ngjashme. Në 20 vitet e fundit, ndihma e përgjithshme amerikane për Shkupin ka tejkaluar 736 milionë dollarë, prej të cilave 11,5 milionë janë intensifikuar në mbrojtjen shëndetësore. Këtë e theksoi Stejt Departamenti dhe USAID-i në kumtesë.

Nga fillimi i pandemisë, Qeveria amerikane i ka mbështetur sistemet për shëndet publik në 120 vende në të gjithë botën me më shumë se 1,5 miliardë dollarë, ndërsa pothuajse 10 milionë dollarë nga kjo vlerë janë dedikuar për Ballkanin Perëndimor për luftë kundër koronavirusit të ri.

Stejt Departamenti amerikan bëri të ditur se administrata amerikane ka ndarë gjithsej 20,5 miliardë dollarë në suaza të luftës globale kundër pandemisë, përfshirë dhe zhvillim të vaksinave dhe metodave të trajtimit, parandalim të sëmundjeve dhe ndihmë të vendeve të huaja.

SHBA-ja i ka ndihmuar sistemit shëndetësor të Shqipërisë të luftojë kundër Kovid-19 me mbi dy milionë dollarë amerikanë, përfshirë edhe për laboratorët, duke e kontrolluar përhapjen e infektimit, komunikimet shëndetësore dhe ekspertizën teknike. Ndihma e përgjithshme e SHBA-së për Shqipërinë ka tejkaluar 693 milionë dollarë për 20 vjet, prej të cilave 5,8 milionë janë për mbrojtje shëndetësore.

Serbia ma marrë më shumë se dy milionë dollarë ndihmë shëndetësore nga autoritete amerikane, për testim masiv  të popullatës për virusin, vendosjen e metodave të reja teknike për trajtim dhe parandalim të sëmundjeve, përmirësim të shkëmbimit të informacioneve për rreziqe dhe përmirësim të praktikave higjienike te amvisëritë. SHBA-ja në 20 vitet e fundit kanë investuar më shumë se një miliardë dollarë ndihmë në Serbi, përfshirë edhe 5,4 milionë në mbrojtjen shëndetësore.

Uashingtoni i ka dhënë Malit të Zi 300.000 dollarë për luftë kundër pandemisë, përfshirë edhe mobilizimin e vullnetarëve shtesë së Kryqit të Kuq, përforcim të informacioneve në kohë dhe të sakta për Kovid-19 dhe koordinim të partnerëve të përfshirë në luftën kundër virusit. Paraprakisht SHBA-ja i ka ndihmuar Malit të Zi me më shumë se 332 milionë dollarë amerikanë. përfshirë edhe një milion dollarë amerikanë për sistemin e mbrojtjes shëndetësore.

SHBA-ja për rajonin e Evropës dhe Euroazisë, ku janë të përfshira Italia, Greqia, Turqia, Ukraina, Rusia, Armenia, Azerbajxhani, Gjeorgjia, Bjellorusia, Bullgaria, Moldavia dhe Rumania, gjatë pandemisë për luftë të sëmundjeve ka ndarë rreth 100 milionë dollarë amerikanë ndihmë.