Qeveria sot diskuton për ndërtimin e ujësjellësit në Siniçan

TË FUNDIT

Të gjithë qytetarëve pa dallim ku jetojnë patjetër t’u sigurohen kushte të barabarta, ndërsa uji i pastër është një nga ato kushte bazë. Kompetenca në atë pjesë ka pushteti lokal dhe manipulimi me qytetarët në çfarëdo momenti apo aspekti sa i takon ndërtimit të këtij lloji, nuk duhet të ketë, ka deklaruar sot për “Utrinski brifing” (Brifingu i mëngjesit), kryeministri Oliver Spasovski lidhur me ndërtimin e ujësjellësit në fshatin Siniçan të Tetovës.

“Ndërtim të ujësjellësit nënkupton sigurim të dokumentit projektues, sigurim të lejes për ndërtim dhe në bazë të kësaj të ndërtohet objekt i tillë. Gjithçka tjetër është manipulim me njerëzit. Mos gjindshmëria të arrihet deri te mjetet financiare e cila do të mundësojë ndërtim të atij projekti dhe e dyta kur nuk mund të gjenden, thonë ejani të mund të bëjmë ndonjë pikë politike për veten”, ka thënë Spasovski duke shtuar se nuk mund të realizohet përfitim politik në kurriz të qytetarëve.

Ka thënë se dje ka apeluar deri te qytetarët e Komunës së Bogovinës, pushtetit lokal, se vetëm përmes dialogut mund të gjendet një zgjidhje e tillë.

“Në Qeveri sot do të jenë prezent ministrat për Mjedis Jetësor dhe Bujqësi, ai për Punë të Brendshme dhe kryetari i Bogovinës me përfaqesues të Bashkësisë lokale nga Siniçani dhe Urviçi, do të bisedojnë, u kam dhënë detyrë ministrave nën organizimin e Qeverisë përmes dialogut të gjejnë zgjidhje. Si Qeveri jemi të gatshëm t’u ndihmojmë qytetarëve por, jo në dëm të njërës apo tjetrës, por të ndihmojmë, të gjejmë mënyrën që banorët e Siniçanit të kenë ujë të pastër për pije”, ka thënë Spasovski.

Lidhur me atë nëse kanë bisedime jozyrtare rreth Qeverisë së re, Spasovski ka përsëritur se LSDM dhe koalicioni bisedat e tilla do t’i fillojnë pas festës së 2 gushtit.

“Kuptohet se kemi kontakte me partitë politike, bisedojmë por më detajisht rreth shumicës parlamentare, rreth Qeverisë do të fillojnë bisedimet zyrtare pas Ilindenit, me partitë që janë para së gjithash proevropiane dhe të cilat kanë perspektivë dhe vizion për shtetin”, ka thënë Spasovski.

Ndryshe, akuzat nga ana e opozitës për blerje të deptuetëve, Spasovski i ka quajtur nebuloze.