“Qenush i Putinit”, “Kloun” dhe “gënjeshtar”. Debat i nxehtë mes Trampit dhe Bajdenit

TË FUNDIT

“A do ta mbyllësh gojën njeri? kjo nuk është në frymë të një presidenti”, tha Xho Bajden – Kandidat i demokratëve.

Edhe përkundër rregullave që duhet respektuar gjatë debateve presidenciale, e të cilat janë vendosur nga një komision special – të mos ndërpritet fjalimi i bashkëbiseduesit, megjithatë debati mes Trampit dhe Bajdenit u nxeh. I pari filloi Presidenti aktual ta komentojë çdo përgjigje të kundërshtarit të tij, kurse me këtë dinamikë vazhdoi edhe Bajdeni.
Taktika e Trampit u duk si e suksesshme, veçanërisht në pjesën e parë të debatit. Bajdeni ishte i defokusuar, e humbte mendimin, kurse përdorte edhe fjalë të gabuara, për çka duhet ta korrigjonte veten. Por, pastaj edhe ai filloi t’i ndërhyjë në fjalë oponentit të tij. Kandidatët shkëmbyen edhe ofendime të ndërsjella, beteje të cilën, siç dukej e fitoi Bajdeni.


“Është fakt se gjithçka që the deri më tani është gënjeshtër. Unë nuk jam këtu që ta quaj gënjeshtar. Të gjithë e dinë se është gënjeshtar”, theksoi Xho Bajden – Kandidat i demokratëve.


Trump: “Diplomuat i fundit në grupin Tuaj, jo i pari”.
Moderator: Z.President, a mund ta lëni që ta përfundojë fjalën. Zotëri?
Bajden: “Jo, ai nuk e di si ta bëjë këtë”.

Debati zgjati një orë e gjysmë, kurse tema e politikës së jashtme nuk u hap fare. Në këtë temë është paraparë të bisedohet në debatin e ardhshëm që do të mbahet në tetor. Megjithatë, nuk munguan akuzat mes kandidatëve. Ishte interesante kur Bajdeni e quajti Trampin “qenush i Putinit”. Nga ana tjetër, Trampi e akuzoi familjen e Bajdenit për keqpërdorime kur ai ishte nënpresident i SHBA-ve, si dhe djalin e tij, Hanter Bajdeni i cili “ ka filluar të përfitojë miliona në Ukrainë dhe Kinë”, edhe pse “deri atëherë nuk ka punuar askund”. Të dy bashkëbiseduesit akuzat e ndërsjella disa herë i karakterizuan si “gënjeshtra”./TV21