Një viç i ngordhur, dymbëdhjetë dele dhe kafshë të tjera të sulmuar janë vetëm disa nga dëmet që shkaktuan qentë endacakë muajve të fundit në Përshevcë të Tearcës.
“Erdha hyra si zakonisht siç do ditë tjetër, çfarë të shohë, gjeta viçin e ngordhur nga qentë endacak tjetri i lënduar, ky nuk është rast që ka ndodhur vetëm tek unë brenda tre katër muajsh kanë ndodhur edhe në tre-katër vende të tjera, fqinjit dy dhen ia hëngrën, një tjetër në moment të fundit ja shpëtuam viçin, tre muaj kemi pas veç sulme.”- thotë Xhelal Abduli, Blegtor.
“Kemi pas dëme shtatë dele dhe dy desh tash në fund të mëdhenj kanë shkuar huq. Prej këtu deri tek shtëpia ka 800 metra dhe sa herë vijnë në këmbë dhe sulmojnë.”- tregon Zulqufli Jakupi, Blegtor.
“Mua viçin ma kanë sulmuar, këto janë ndarë, unë jam në zonë të mbyllur e banuar edhe më lajmëroi komshiu se kafshët bëjnë zhurmë kur dola ora 3.30 në mëngjes kur e pashë kishte mbaruar më ma kishin mbytur viçin dhe unë nuk e lajmërova se nuk merr masa askush.”- thotë Baki Zeqiri, Blegtor.
Kryetari i bashkësisë lokale të fshatit Përshevc thotë se dëmet janë të mëdha por nuk dinë ç’masa të marrin.
“Ne si bashkësi lokale e paraqitëm rastin duam t’i vrasim, s’na lejojnë, duam t’i helmojmë s’na lejojnë, nga vinë ata qentë nuk e dimë, rasti është i madh dëme kemi të mëdha.”- deklaroi Nuredin Abduli, Kryetar i Bashkëisë Lokale Përshëfc.
Rasti është i paraqitur edhe në polici. Nga SPB Tetovë konfirmojnë denoncimin në Përshevcë, ndërsa thonë se përpos këtij rasti, edhe në fshatin Xhermë ariu ia ka mbytur lopën një banori. Tentuam të kontaktojmë me kryetarin e Komunë se Tearcës Nuhi Neziri, për ta pyetur nëse është i njoftuar me rastin edhe nëse do marr ndonjë masë, por i njëjti ishte i pakapshëm në telefon.
