Qendra Tregtare “Ramstor” dhe zinxhiri i marketeve do të shiten. Siç bëjnë të ditur pronarët turq të “Migros Tixharet” tanimë është nënshkruar parakontratë me kompaninë “Siti Plaza” e Ajdovan Ademovski dhe se negociatat për transferimin e aksioneve janë duke u zhvilluar.
“Kanë filluar negociatat për shitjen e 100% të aksioneve të filialit “Ramstor Bullgaria EAD”, i cili posedon 99% nga aksionet “Ramstor Maqedoni”, kompanisë “Siti Plaza SHPK Shkup”, thuhet në kumtesën e kompanisë turke “Migros Tixharet”.
Ajdovan Ademovski është pronar i kompanisë “Siti Plaza”, Qendrës Tregtare “Capitol Mal” në komunën Aerodrom si dhe hotelit “Hilton” po në të njëjtën komunë. Ademovski gjithashtu është kryetar i Odës së Tregtisë Maqedonase-Turke. Ai gjithashtu është konsull nderi i Turqisë.
