Në komunën e Zhelinës u promovuan hapësirat ku do të jetë qendra ditore për pensionistët.
Kjo është hera e parë që në Zhelinë do të hapet një qendrën e këtillë.
Kryetari i komunës, Blerim Sejdiu, i cili në këto zgjedhje lokale kërkon edhe një mandat si kandidat i VLEN-it, tha qendra pritet të futet në funksion para vitit të ri.
“Në qershor të vitit 2025 e kemi fituar grantin nga Ministria e Politikës Sociale dhe tani jemi në fazën e inventarizimit. Deri në fund të këtij viti do të duhet të kompletohet e gjitha dhe të lëshohet në përdorim”, tha Blerim Sejdiu.
Për ta promovuar ishte ministri i politikës sociale, Demografisë dhe rinisë, Fatmir Limani, i cili u zotua se qendra të këtilla do të hapen në gjithë vendin.
“Ne marrëveshje të këtilla nënshkruajmë me të gjitha shoqatat e pleqve në mbarë Maqedoninë dhe me këtë shërbim do t’u ndihmojmë diku 24 të moshuarve. Ndërkohë kemi ndarë mjete – financojmë shërbimin me 30 mijë euro për plotësim dhe përmirësim të kushteve, që të krijojmë hapësira më të mira për këtë qendër dhe 90 mijë euro për ofrimin e shërbimit për 12 muaj”, deklaroi Fatmir Limani.
Limani dhe Sjediu paralajmëruan se në Zhelinë do të ndahen mjete edhe për ndërtimin e një çerdheje, por për të njëjtën ende nuk është hapur prokurimi publik.
