Një person i rritur herët në mëngjes qëlloi për vdekje tre policë në një fshat të Francës, përderisa të katërtin e plagosi, kumtuan sot mediat franceze, duke iu referuar prokurorisë publike nga Klermon-Feran, transmetoi DPA. Xhandarët u qëlluan për vdekje kur në orët e hershme të mëngjesit tentuan të shpëtojnë një grua e cila ishte strehuar në kulmin e shtëpisë familjare, shton agjencia. Vrasësi (48) i kishte vënë flakën shtëpisë së tij në pjesën qendrore franceze Puj-de-Dom. Zjarrifkësit, siç thuhet, tentonin ta shuajnë zjarrin. Gruaja është shpëtuar, kumtoi prokuroria. Tani për tani nuk dihet nëse edhe vrasësi është shpëtuar. Ai edhe në të kaluarën e ka tërhequr vëmendjen ndaj tij për shkak të incidenteve rreth kontestit për kujdestarinë që e ka pasur për fëmijët, thekson prokuroria. Policia kumton se aksioni i tyre në prefekturën Puj-de-Dom ka të bëjë me “dhunë familjare”, transmetoi DPA. Polici i katërt, i plagosur është dërguar në spital.
