Banka Popullore e Serbisë ka marrë vendim për t’ia hequr licencën e funksionimit ALTA Bankës SHA Beograd, pas përkeqësimit të ndjeshëm të gjendjes së saj financiare.
Sipas njoftimit zyrtar, kontrollet e kryera kanë konstatuar probleme serioze me likuiditetin dhe rrezik për përkeqësim të mëtejshëm të situatës financiare, duke cenuar interesat e depozituesve.
Banka Popullore thekson se vendimi është marrë për të mbrojtur depozituesit dhe për të ruajtur stabilitetin e sistemit financiar.
Ndërkohë, Agjencia për Sigurimin e Depozitave pritet që brenda shtatë ditëve të punës të mundësojë pagesën e depozitave të siguruara, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
