Zëdhënësi i LSDM-së, Darko Kaeski në konferencën e sotme për shtyp ka komentuar vizitën e djeshme të kreut të VMRO-DPMNE-së në Hristijan Mickoski në Hungari, përcjell TV21. Ai thotë se kjo vizitë hap dyshime serioze në lidhje me shumë raste gjyqësore të cilat po udhëhiqen kundër Nikolla Gruevskit
Mickoski me selfie fituese me Orbanin dhe uron edhe Vuçiqin
“Është e qartë se Hristijan Mickoski është në kërkim të udhëzimeve dhe detyrave të reja tek shefi dhe mentori i tij Nikolla Gruevski. Vizita e Mickoskit në Hungari hap dyshime serioze në lidhje me shumë raste gjyqësore të cilat po udhëhiqen kundër Nikolla Gruevskit dhe ish udhëheqësin e VMRO-DPMNE-së. Vizitat e shpeshta në Budapest në periudha kyçe tregojnë se qëllimi i vetëm i Mickoskit është të mbrojnë krimin e Nikolla Gruevskit”, tha Kaeski
