Zoran Zaev ka bërë thirrje që qytetarët të dalin dhe të votojnë edhe në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale, më 31 tetor.
Ai tha se dalja në këto votime nuk do të thotë vetëm zgjidhje të problemeve komunale, por tregon se kah do të orientohet shteti, drejt evropianizimit apo regjimit dhe nacionalizmit.
“31 tetori nuk është vetëm zgjedhje për zgjidhjen e probleme komunale. 31 tetori është zgjedhje se kah shkon shteti. A mundet që shteti të ecë përpara nëse Shkupi vazhdon të ecë mbrapa? A mundet që shteti të ecë para nëse në Shkup kthehen anija të reja? Qeveria ime, qeveria jonë mund të ecë para vetëm nëse Shkupi ecën para! Kështu bëhet përparimi, kështu bëhet zhvillimi. Për këtë bëj thirrje që të bashkohemi dhe më 31 tetor të votojmë”, tha Zaev, transmeton TV21.
Shtoi se këto zgjedhje do të tregojnë edhe nëse do të vazhdojë rritja e pagave.
“Që të vazhdojë rritja e pagave, pensioneve, bursave dhe që paratë të shkojnë te qytetarët, në zhvillim, në ura, në hekurudha, kanalizime dhe ujësjellës”, tha më tej Zaev.
Theksin e ka vendosur te Qyteti i Shkupit, pasi sipas tij, ai dhe të gjitha komunat urbane dhe rurale do të përcaktojnë edhe fatin e Qeverisë.
Por nuk ishte i qartë kur u pyet se a do të kemi zgjedhje të reja parlamentare nëse në Shkup fiton kundërkandidati i LSDM-së, Danella Arsovska.
“Qeveria nuk mund të vazhdojë më tej nëse Qyteti i Shkupit nuk është me ne, nëse komunat e rurale dhe urbane nuk janë me ne”./TV21
