Çairi organizon edicionin e parë të Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës “Çarshia”! Mexhiti: Ambicia jonë është të krijojmë një traditë të re kulturore

TË FUNDIT

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka njoftuar organizimin e edicionit të parë të Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës “Çarshia”, i cili do të mbahet nga 23 deri më 26 korrik në ambientet e Suli Anit dhe Kurshumli Anit, përcjell TV21. Sipas tij, festivali synon të kthehet në një traditë të përvitshme dhe të forcojë pozitën e Shkupit në hartën kulturore të rajonit. Nën drejtimin artistik të Inva Mula dhe Dëshira Ahmeti, në festival do të marrin pjesë artistë vendorë dhe ndërkombëtarë. Mexhiti theksoi se investimi në kulturë është investim në identitet dhe se synimi është krijimi i një tradite të qëndrueshme kulturore për qytetin.