Putini votoi në referendum për ndryshime kushtetuese

TË FUNDIT

Presidenti rus Vladimir Putini votoi sot në referendum për ndryshime kushtetuese në vendvotimin në godinën e Akademisë Ruse të Shkencave në pjesën veriore të Moskës, ku tradicionalisht e realizon të drejtën e tij të votës.

Ai dje u bëri thirrje qytetarëve të Rusisë të dalin në votim, duke theksuar se amendamentet kushtetuese janë në pajtim me vlerat kyçe të popullit rus dhe mund të miratohen jashtëzakonisht me mbështetjen e qytetarëve.

Votimi në Rusi filloi më 25 qershor, ndërsa sot është dita e fundit ku qytetarët mund të prononcohen për reformat e propozuara kushtetuese dhe i cili me dekret të presidentit Putin është shpallur datë zyrtare për votim.

Vendimi për mbajtjen e votimit shtatëditor është vendosur me qëllim që të parandalohet përhapja e koronavirusit.

Qytetarët, gjithashtu, mund të votojnë edhe nga shtëpia, si dhe vendvotime e hapura me kohë në zonat rezidenciale, ndërsa banorët e Moskës dhe zonës Nizhegorodska mund të votojnë në mënyrë elektronike.

Vendvotimet mbyllen sonte në orën 20 sipas kohës lokale./MIA