Putin thotë se nuk është penduar për veprimet e Rusisë në Ukrainë

TË FUNDIT

Lideri rus, Vladimir Putin ka thënë të premten se nuk ka nevojë për më shumë sulme mbi Ukrainën, të paktën tani për tani.

Komentet e tij vijnë pas një jave sulme vdekjeprurëse që kishin target civilët ukrainas, veçanërisht në regjionin e Kievit.

Kur u pyet se a pendohet për veprimet e tij në Ukrainë, Putin tha se s’ka asnjë pendesë.

“Nuk pendohem. Por, dua ta bëj të qartë se ajo çfarë po ndodhë tani nuk është aspak e këndshme”, tha Putin.

Ai vazhdoi duke thënë se veprimet e Rusisë në Ukrainë janë të duhura dhe në kohën e duhur./21Media