Putin fajëson Perëndimin për ‘shpërthimet’ që shkaktuan rrjedhjen e gazit

TË FUNDIT

Presidenti rus Vladimir Putin sot e akuzoi  Perëndimin për organizimin e shpërthimeve që rezultuan me rrjedhje të shumta të gazi nga tubacionet “Rrjedha Veriore” nga Rusia deri në Evropë.

“Sanksionet nuk janë të mjaftueshme për Perëndimin, ato kaluan në sabotim… me organizimin e shpërthimeve të tubacioneve ndërkombëtare të gazit “Rrjedha Veriore” që kalojnë në fund të Detit Baltik”, deklaroi Putini gjatë një ceremonie në Kremlin për aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës.