Punonjësve shëndetësorë të prekur nga Kovid-19 nuk do t’u shkurtohen paratë nga pagat e tyre për pushimin mjekësor. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe deklaroi sot në konferencën për shtyp se sa i përket pushimit mjekësor të punonjësve shëndetësorë, zgjidhja është gjetur dhe kjo do të implementohet përmes një ndryshimi në Rregulloren e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.
Paga do të mbulohet plotësisht, tha Filipçe, fillimisht nga punëdhënësi muajin e parë, e pastaj edhe nga Fondi për të gjithë ata që vuajnë nga kjo sëmundje, duke e trajtuar atë si një sëmundje profesionale.
Sa i përket participimit për mjekimin, zgjidhja e vetme e mundshme ishte ndryshimi në Programin për participim në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë dhe kjo do të bëhet gjatë javës së ardhshme, paralajmëroi Ministria e Shëndetësisë.
Filipçe iu përgjigj pyetjes së gazetarëve në lidhje me kërkesat publike të disa mjekëve, për personat e infektuar mjekësor që janë infektuar me koronavirus në punë, të trajtohet kjo si sëmundje profesionale dhe të mos u shkurtohen paratë nga pagat e tyre./MIA
