Kameramanë, gazetarë dhe punonjës të medias u mblodhën sot para Kuvendit për të mbështetur kolegun e tyre Ljubisha Ignatov i cili u sulmua dje deri sa ishte në krye të detyrës. Ka reaguar edhe Presidenti i vendit, i cili dënoI sulmin ndaj ekipit gazetaresk, duke kërkuar hetim të shpejtë dhe sanksione përkatëse për dhunuesin. Ndryshe, ekipi i TV24 dje u sulmua teksa raportonte për shtëpinë ku mendohet se është adresa e vendqëndrimit të oligarkut pro-rus i Oleksandër Onishchenko.
“U bëj thirrje institucioneve që përfundimisht ta zgjidhin statusin, jo vetëm të kameramanëve, por edhe të gazetarëve dhe të gjithë punonjësve të medias, që çdo sulm ndaj nesh të trajtohet si sulm ndaj një zyrtari”, tha Tajçe Ilievski, kameraman.
“Ligji ekziston dhe do të doja që sa më shpejt të zbatohej nga institucionet dhe kjo të ishte gjëja e fundit që na ndodh neve si punonjës të medias. Ne duhet t’i ngjajmë një shoqërie të qytetëruar”, tha Asllan Vishko, kameraman.
