“Prej sot të punësuarit në Fondin për sigurim shëndetësor janë në grevë. Të gjithë qytetarët që kanë ardhur për të kryer ndonjë shërbim po hasin në dyer të mbyllura dhe askush nuk i mirëpret, thonë se do të kryhen vetëm shërbime urgjente por as për shërbime urgjente nuk u pranuan në sportele”.
Ndonëse këtu qëndron se pranohet regjistrimi i të miturve, të punësuarit në Fondin shëndetësor në Shkup nuk ishin në disponim të kryenin asnjë shërbim.
“Por ju e keni publikuar për të porsalindurit.
A nuk ju pranuan?
Jo, jo nuk më pranuan, për foshnjën këtu shkruan se mundet. Mi kthyen dokumentet.”
“Ta paraqesë vajzën, sepse aty shkruan për të mitur mundet, por më thanë vetëm për të porsalindur vlen, mirëpo ja zotërinë e kthyen nuk po vlejka as për foshnja.
Aspak nuk pranojnë?
Nuk pranojnë fare, po.”
“Jo dera mbyll qenka.
A është me urgjencë?
Po urgjente sepse vajza është e vogël 3 vjeçe nëse sëmurët ku do ta çojmë, pa sigurim.”
“Nuk guxoj të hy, por unë jam ish e punësuar as unë nuk guxoj?
Nuk guxon këta nuk janë normal.
Ju zotëri a mbaruat punë?
Jo.”
“Ju për çfarë keni ardhur?
Ta regjistroj librezën, por grevë paska nuk na pranojnë, pastruesja piskëllen.
A do të prisni ende.
Po patjetër të kryej punën e kam me urgjencë.”
Fondi është në grevë për shkak të rekomandimit të Qeverisë për uljen e pagave për 21 për qind. Receta dhe udhëzime do të ketë, por nuk do të ketë pagesa të pushimit të lehonisë, pushimit mjekësor dhe pagave në shëndetësinë publike, derisa qeveria të miratojë një rekomandim të ri, i cili do të mundësojë pagat e punonjësve në Fondin e Shëndetësisë të mbeten në nivelin aktual.
“Të dini që të punësuarit janë aq të revoltuar e greva nuk do të ndërpritet edhe nëse nuk marrin paga. E për momentin kemi një situatë të atillë, për momentin të punësuarit në fond nuk anë paga dhe nuk mund të marrin deri sa nuk sillet vendim nga Bordi drejtues. Pranojmë vetëm të na ngelet paga në këtë nivel asgjë tjetër asnjë cent më pak.”- deklaroi Tërpe Deanoski – Kryetar i AOJSHQ-së.
Ata kërkuan nga Qeveria që në seancën e nesërme të tërheqë propozimin që i ka dhënë Bordit Drejtues për uljen e pagave. Ata hodhën poshtë pretendimet e Ministrisë së financave se për shkak të pagave të tyre nuk do të ketë fonde për blerjen e barnave.
