Anëtarët e sindikatës të punëtorëve nga Administrata, organet e drejtësisë dhe shoqatat e qytetarëve përsëri në protestë. Kësaj radhe dolën përpara Gjykatës Kushtetuese, e cila ngriu dispozitën me të cilën u rriten pagat për 30%. Nga atje kërkuan takim me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Dobrilla Kacarska, prej të cilës kërkojnë të përgjigjet në disa pyetje.
“Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të na sqarojë se si është marrë parasysh, aq shpjet të veprohet mbi nismën nga qytetari kundër nenit 63 paragrafi 3 i Ligjit për Buxhetin, i cili ka miratuar masë të përkohshme dhe për të cilën punonjësit e Ministrisë së Financave dhe të gjitha organeve në kuadër të Ministrisë së Financave nuk do t’i paguhet më shtesa, pra 30% shtesë e pagës. Dua t’i kërkoj kryetares së Gjykatës Kushtetuese të na shpjegojë se si refuzohen të gjitha iniciativat për pagat e tyre dhe nisma për pagat tona u miratua menjëherë”, theksoi Tërpe Deanoski – kryetar i AOGjSh.
Kryetarja e Kushtetueses, Dobrilla Kacarska, thotë se për implikimet në buxhet që mund të krijohen nga situata, gjykata nuk e merr parasysh. Në rastin konkret është shkelur sundimi i ligjit me kategorinë e të punësuarve që nuk kanë marrë shtesa, por shtesa në pagë.
“Në rastin konkret është shkelur sundimi i logjit, një nga vlerat bazë të kushtetutës. Kategorinë e të punësuarve që nuk kanë marrë shtesa, por kategoria që ka marrë shtesa në pagë në pajtueshmëri me ligjin për buxhet, është vërtetuar se të njëjtit nuk kanë të drejtë të tillë, as me ligj as me marrëveshje kolektive”, theksoi Dobrilla Kacarska – kryetare e Gjykatës Kushtetuese.
Ndërkohë ministri i Financave, Fatmir Besimi, siguron se thesari do të funksionojë dhe do të bëhen të gjitha pagesat e buxhetit, përkundër paralajmërimeve për bllokada nga punonjës të Ministrisë së Financave.
“Vendimi merret nga Gjykata Kushtetuese, i cila është institucion i pavarur nga pushteti ekzekutiv. Ka masë të përkohshme dhe për sa kohë zgjat masa e përkohshme dhe nuk ka vendim përfundimtar, nuk mund të nënshkruajnë marrëveshje kolektive për një situatë hipotetike”, tha Fatmir Besimi, ministër i Financave.
Përndryshe para tre javëve Gjykata Kushtetuese ngriti procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë për nenin 66 paragrafi 3 dhe 4 nga ligji për buxhete. Gjykata ka dyshime për rregulloren e posaçme që e pati sjellë Ministria e Financave, me të cilën paguhen 30% si shtesa të pagave për një kategori të administratorëve në institucione të caktuara.
