Punimet për ujësjellësin e Siniçanit, çojnë në polici kryetarin e Bogovinës Albon Xhemailin

Must Read

“Nike” paralajmëron kalim të përhershëm drejt shitjes përmes internetit

Prodhuesi amerikan i pajisjeve sportive “Nike” ka shënuar rritje të lartë në shitjen përmes Internetit, duke e...

Policia zvicerane largon njerëz nga para Parlamentit

Policia zvicerane ka filluar largimin e protestuesve që kërkojnë përgjigje shtesë ndaj ndryshimeve klimatike nga një shesh...

Zaev: Goce Dellçev është revolucionar maqedonas, por është fakt se edhe bullgarët e konsiderojnë revolucionar bullgar

Kryeministri Zoran Zaev, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se cili është qëndrimi i tij në...
- Advertisement -

Kryetari I komunës së Bogovinës Albon Xhemaili gjatë ditës së sotme është ftuar në stacionin policor në Tetovë në lidhje me punimet për ujësjellësin e fshatit Siniçan të komunës së Bogovinës të cilit janë duke u kryer në bjeshkët e Sharrit afër fshatit Novosell 2 të po të kësaj komune.

Televizioni 21 kontaktoi me kryetarin e komunës së Bogovinës Albon Xheaili cili tha: “Në kohë pandemie banorët e Siniçanit nuk kishin ujë të pijshëm dhe me një vendim të këshillit komunal që u thirrur në gjendje të jashtëzakonshme u vendos që këtyre banorëve tu dilet në ndihmë, në bazë të procedurave dhe në bisedë me banorët u vendos që deri sa komuna të përgatis projekt konkret banorëve tu jepet një pëlqim dhe tu sigurohet një  ekskavator që në ujësjellësin e tanishëm të kyçen edhe disa burime shtesë ndërsa banorët në mënyrë vullnetare ti kryejnë punët tjera.

- Advertisement -

 Pas fillimit të punëve afër burimeve u paraqitën pjesëtarë të njësisë special dhe pjesëtarë të SPB- Tetovë të cilët nuk linin banorët që të kryejnë punët, dhe ne si komunë u kërkuam urdhër ndalese por nga SPB Tetovë në asnjë rast nuk na dhanë një gjë të tillë , edhe në bazë të ligjit policia vetëm zbaton urdhër. Pjesëtarët e policisë edhe Sot e kësaj dite nuk na kanë dhënë asnjë urdhër ndalese që ata duhet ta zbatojnë . Gjatë ditës së sotme mua më ftuan gojarisht në polici dhe më sugjeruan që ti ndërpresë punët por edhe gjatë ditës së sotme u kërkova urdhër nuk më dhanë një gjë të tillë”,  thotë Albon Xhemaili kryetar i Komunës së Bogovinjës.

Sipas Xhemilit banorët e Siniçanit jo që s’kanë ujë për pije por i njëjti është edhe jo i pastër . Ndryshe një pjesë ujërave të malit Sharr mbi këta fshatra merren edhe dërgohen në liqenin e Mavrovës.

- Advertisement -

Televizioni 21 kontaktoi edhe me Sektorin për Punë të Brendshme Tetovë, nga atje na thanë që do të prononcohen për këtë çështje.

- Advertisement -

“Nike” paralajmëron kalim të përhershëm drejt shitjes përmes internetit

Prodhuesi amerikan i pajisjeve sportive “Nike” ka shënuar rritje të lartë në shitjen përmes Internetit, duke e kompensuar uljen paraprake të të...

Policia zvicerane largon njerëz nga para Parlamentit

Policia zvicerane ka filluar largimin e protestuesve që kërkojnë përgjigje shtesë ndaj ndryshimeve klimatike nga një shesh jo shumë larg ndërtesës së...

Zaev: Goce Dellçev është revolucionar maqedonas, por është fakt se edhe bullgarët e konsiderojnë revolucionar bullgar

Kryeministri Zoran Zaev, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se cili është qëndrimi i tij në lidhje me atë nëse ...

Kurc: BE-ja nuk është vetëm Gjermania dhe Franca

Kancelari austriak, Sebastian Kurc deklaroi se shpërndarja e refugjatëve në vendet e BE-së nuk kishte pasur sukses, duke shtuar se BE-ja nuk...

Gir: Shpresojmë në mbajtje të mundshme të shpejtë të konferencës së parë ndërqeveritare

Euroambasadori i ri në vend Dejvid Gir sot nuk deshi direkt të përgjigjet në pyetjen nëse përveç Bullgarisë dhe disa vendeve tjera...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -