Në Muzeun e Qytetit të Shkupit sot u zbulua solemnisht monumenti i Mahatma Gandit, në kuadër të vizitës zyrtare të presidentes së Indisë, Draupadi Murmu, në vend.
Në ceremoninë morën pjesë edhe presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, si dhe kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski.
Ky akt u vlerësua si një simbol i përhershëm i vlerave të përbashkëta dhe një nxitje për forcimin e miqësisë mes dy vendeve.
Monumenti në hapësirën publike do të mbetet si dëshmi e përhershme e vlerave që i bashkojnë njerëzit, e jo i ndajnë ata.
