Punët nuk rifilluan as më 13 qershor! Komuna e Tetovës shkel premtimin për bulevardin “V.S Bato”

Must Read

Përfundoi ndeshja Shkëndija – Tottenham

Ndeshja e shumë pritur mes Shkëndijës dhe Tottenhamit ka përfunduar 1:3 për mysafirët. Në...

Italia do të pranojë 125 emigrantë, të cilët do të sistemohen në shtet të tjera të BE-së

 Italia sot kumtoi se do të lejojë shkarkimin e 125 emigrantëve, të cilët tashmë një javë gjenden...

Ansu Fati nënshkruan kontratë të re me Barcelonën

Ansu Fati nënshkroi kontratë të re me Barcelonën. Barcelona ka “bllokuar” talentin Ansu...
- Advertisement -

Senat Zylbehari, gazetar:

“Jemi në bulevardin “Video Smilevski Bato”. Nga Komuna e Tetovës premtuan se punët do të duhet të rifillonin më 13 qershor por të njëjtat edhe sot e kësaj dite nuk kanë filluar. I njëjti bulevard u promovua në shkurt të këtij viti por punët janë ndërprerë për shkak të pandemisë.”

- Advertisement -

Më 11 qershor nga Komuna e Tetovës na dhanë këtë përgjigje duke thënë se punët do të rifillojnë më 13 qershor.

“Sa ju përket punëve ndërtimore rreth vazhdimit të bulevardit industrial në Tetovë, ju informojmë se shkaku i restrikcioneve si pasoje e pandemisë se Covid 19, punët përkohësisht u pezulluan por të njëjtat do të fillojnë ditën e shtunë më 13 qershor 2020, kurse kompania e cila kryen punët ndërtimore na ka siguruar se nuk do te ketë vonesa në afatin e paraparë me kontratën e punës për finalizimin e punëve, dhe të njëjtat do të mbarojnë deri në janar të vitit 2021”, u tha nga Komuna e Tetovës.

- Advertisement -

Televizioni 21 paralajmëroi se për këtë projekt do të duhej edhe një projekt i ri pasi që nuk ishte paraparë hyrje në një kontroll teknik, por një gjë të tillë në atë kohë e mohuan nga Komuna e Tetovës. Gjatë ditës së sotme u munduam të kontaktojmë  me autoritetet komunale por ishin të pakapshëm.

 Më 13 shkurt kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, bashkë me zv/ministren e Financave Shiret Elezi, përuruan punimet në bulevardin “Vidoe Smilevski-Bato” ku u zotuan se dhe ky projekt do të përfundojë në kohë. Projekti në bazë të tabelës është nga viti 2016 ndërsa u përurua një muaj para zgjedhjeve që u desh të mbahen më 12 prill dhe që të njëjtat u anuluan, ndërsa  Elezi dhe Arfi u arsyetuan se procedurat kanë bërë që ky projekt të fillojë pas 4 vitesh, mu para zgjedhjeve.

- Advertisement -

Përfundoi ndeshja Shkëndija – Tottenham

Ndeshja e shumë pritur mes Shkëndijës dhe Tottenhamit ka përfunduar 1:3 për mysafirët. Në minutën e 5 të ndeshjes...

Italia do të pranojë 125 emigrantë, të cilët do të sistemohen në shtet të tjera të BE-së

 Italia sot kumtoi se do të lejojë shkarkimin e 125 emigrantëve, të cilët tashmë një javë gjenden në një anije humanitare gjermane,...

Ansu Fati nënshkruan kontratë të re me Barcelonën

Ansu Fati nënshkroi kontratë të re me Barcelonën. Barcelona ka “bllokuar” talentin Ansu Fati, ku e ka shpërblyer...

Dialogu Kosovë – Serbi do të vazhdojë të hënën

Përfaqësuesi special për dialogun Prishtinë-Beograd, Mirosllav Lajçak, paralajmëroi për të hënën raund të ri bisedimesh në nivel ekspertësh, më 28 shtator.

Zaev takon Ambasadaorin holandez Jan Kop

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, sot u takua me Dirk Jan Kop, ambasador i Mbretërisë së...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -