Ajo vite me radhë ka qenë punëtore tekstili e cila ka qenë dëshmitare e shkeljes së të drejtave të punëtorëve, por këtë e ka ndjerë edhe në lëkurën e vete. Kjo e ka inkurajuar të formojë shoqatën “Punëtori i zëshëm i tekstilit” ku është kryetare. Kristina Ampeva është luftëtare për të drejtat e punëtorëve të tekstilit dhe më në fund pas 3 dekadave thotë se është dëgjuar zëri i tyre. Paraprakisht nga frika se do të humbin vendin e punës kanë heshtur për padrejtësitë me të cilat janë përballur.
“Ajo që më pengonte ishte që na paguhej pagë nën minimalen për punën e rregullt, punë jashtë orarit të punës, punë gjatë festave. Më pengonte që të shkoja shtatzëne në kushte kur nuk ishte hapësira e klimatizuar. Gjithë gushtin e kam punuar dhe mora 7000 denarë pagë, kjo është jashtë çdo krenarie njerëzore”, tha Kristina Ampeva – kryetare e “Punëtori i zëshëm i tekstilit”.
Ampeva thotë se ka progres në realizimin e të drejtave, por janë larg asaj që e meritojnë dhe që duhet tu takojë me ligj. Prioritetet kryesore janë: bashkimi i vendeve të punës së punëtoreve të tekstilit, tu paguhet aq sa kanë punuar dhe të mos shtyhen punëtorët të japin dorëheqje pa bazë.
Pagat e papaguara, pagat shumë të ulëta, mos-pagesa e punës që kryhet jashtë orarit të punës dhe mos-pagesa e K-15 që është e domosdoshme janë shkeljet kryesore e të drejtave të punëtorëve, thonë nga Komiteti i Helsinkit.
“Problem më i madh është ajo që ndihma për punëtorët transferohet në llogari të punëdhënësve. Ata edhe më tej vendosin për fatin e punëtorëve dhe ndihma fare nuk arrin te punëtorët. Që është shumë e rrezikshme për shkak se pjesa më e madhe e punëtorëve jetojnë nga muaji në muaj, nga paga në pagë. Ja tani kishim rast kur 17 mijë të punësuar nuk morën pagë për muajt shkurt dhe mars, që do të thotë që ata duhet të gjejnë mënyrë si të mbijetojnë”, u shpreh Vildan Dërplanin – Komiteti i Helsinkit.
Nuk respektohet masa nga ana e një pjese të punëdhënësve me të cilën njëri nga prindërit të fëmijëve deri në moshën 10 vjeçe duhet të mungojë në punë. Shpeshherë ndodh që dikush të përdorë pushim mjekësor, ndërsa të ç’lajmërohet, sikur gjithçka varet nga vullneti i punëdhënësit – thotë Drplanin. Sikur masat vlejnë vetëm për sektorin publik e jo edhe për atë privat. Shkelje më serioze të të drejtave të punëtorëve ka te punëtorët e tekstilit, thekson ai. Është numër i vogël i atyre që denoncojnë këtë, për shkak të ruajtjes së vendeve të punës shtonë Drplanin.
“Përsëri, njëjtë si para pandemisë, industria e tekstilit ka shumë halle për t’ua siguruar punëtorëve kushtet themelore. Këtu flasim për mos-pagesën e pagës minimale, jo për diçka tjetër, si dhe për sjelljen e denjë ndaj punëtorëve. Presioni është rritur, kërkohet që të punojnë edhe më shumë në situatë kur në nivel botëror po ballafaqohemi me krizë me përmasa të papara”, shtoi Vildan Dërplanin nga Komiteti i Helsinkit.
36 mijë punëtorë zyrtarisht janë të punësuar në industrinë e tekstilit, ndërsa jo zyrtarisht edhe më shumë. Prej tyre rreth 7 mijë punëtorëve u është ndërprerë marrëdhënia pune nga fillimi i pandemisë deri në fund të vitit 2020. Lajmi i mirë është që pas festave hapet tregu, punëtoret tekstili vazhdojnë të punojnë me kapacitet të plotë që të mund t’u përgjigjen porosive të cilat tashmë kanë arritur.
