Dy artistët shqiptarë, Dafina Zeqiri dhe Alban Skenderaj kanë bashkëpunuar për një projekt të ri muzikor.
“Copa copa” titullohet projekti që solli bashkë dyshen e pëlqyer nga publiku.
Si Dafina, ashtu edhe Albani i sollën për shumë vite me radhë skenës tinguj që do të jetojnë gjatë.
Për “Copa copa”, dyshja kanë realizuar edhe videoklipin.
Në kohën kur paralajmërimi i këngës është bërë, ndjekësit e dyshes mezi prisnin të dëgjonin atë çfarë artistët kishin punuar.
Dafina e Albani u shprehën se për një duet mes tyre ishte folur gjatë, por se tani është koha kur ata e kanë menduar t’ia servojnë publikut.
“Copa copa”, në çdo platformë digjitale./21Media
