PTHP kërkon dënim në para prej nga 2000 euro për tetë persona për grupime në ahengje private në Shkup

TË FUNDIT

Një prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ngriti  propozim për dhënie të gjobave me nga 2.000 euro kundër tetë personave të moshës prej 18 deri 22 vjet,  të cilët më 8 janar janë zënë  në një aheng privat në rrugën “Vasil Gjorgov”, në shtëpinë e njërit nga të akuzuarit.

Në festën e njëjtë janë zënë edhe shtatë persona të mitur, për të  cilët do të zbatohet  procedurë sipas Ligjit për drejtësi të fëmijëve.

“Të akuzuarit kanë vepruar në kundërshtim me dispozitat dhe urdhërat me të cilat përcaktohen masat  për parandalim të përhapjes  së sëmundjes ngjitëse  të rrezikshme, ndërsa të cilat kanë të bëjnë  me ndalesën e mbajtjes së festave  në hapësirë të hapur dhe të mbyllur  në periudhën  nga data 18.12.2020 deri më 21.01.2021”, thuhet në kumtesën e PTHP-së.

Prokurori Publik Kompetent i propozoi  Gjykatës Themelore  Penale Shkup për të akuzuarit persona të rritur të shqiptojë dënim në para me nga 100 gjoba ditore, me vlerë  individuale të gjobës ditore prej 20 euro.

Personat akuzohen për vepër  – Mosveprim sipas  dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë sipas nenit 206 paragrafi 1 i Kodit penal.