PTHP ka marrë dokumentacionin e tre kompanive të cilat në periudhën parazgjedhore me qëllime kanë hapur portale

TË FUNDIT

Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionin dhe Ministria e Punëve të Brendshme sot në mëngjes ka zhvilluar aksion të koordinuar, duke sekuestruar dokumentacion nga tre kompani për të cilat ekziston dyshimi i bazuar se ata me qëllim hapnin portale pa përshtypje, adresa të selisë dhe pa publikuar listë çmimesh për reklamim.

Nga PTHP informojnë se prokurori kompetent nga Prokuroria Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka lëshuar urdhër për inspektim të firmave.

“Sektori për shkatërrimin e krimit të organizuar dhe serioz në Ministrinë e Punëve të Brendshme i dorëzoi Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit Njoftim se ekziston dyshimi se partitë politike gjatë periudhës parazgjedhore paguanin për reklamat politike në internet portalet që ishin hapur para pak kohësh dhe kishin vizitim të ulët”, qëndron në kumtesën e PTHP.

Nga PTHP informojnë se në drejtim të konfirmimit të dyshimeve nga Njoftim, gjatë mëngjesit të sotëm në koordinim me MPB është realizuar aksion prej tre firmave të cilat i kanë themeluar portalet, ndërsa do të mblidhen edhe dëshmi nga institucionet tjera relevante./MIA