Paris-Saint-Germain e ka fituar derbin e madh dhe kryendeshjen e xhiros së 32-të në kampionatin francez Ligue-1 duke e mposhtur Marsejën me rezultat të ngushtë 2-1.
Braziliani Neymar shënoi i pari për t’i dhënë epërsinë skuadrës së tij në minutën e 12’ të ndeshjes, por shifrat u barazuan në 1-1 nga Caleta-Cari cili realizoi në minutën e 31-të.
Fitorja e vendasve u vulos nga goli i Kylian Mbappes i realizua nga penalltia në minutën e 45-të.
Kjo fitore e ofron jashtëzakonisht shumë PSG-në afër titullit kampion. Ata tashmë janë në vendin e pare me 74 pikë, 15 pikë më shumë se Marseja e vendit të dytë.
