PSG dhe Arsenali ndeshen sonte në finalen e Ligës së Kampionëve! Budapesti pret ndeshjen më të madhe të sezonit

TË FUNDIT

Paris Saint-Germain dhe Arsenali ndeshen sonte në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve për edicionin 2025/26.
Kampioni i Francës dhe ai i Anglisë duan ta mbyllin një sezon perfekt me një fitore të madhe në finalen e Ligës së Kampionëve, e cila aktualisht po zhvillohet në “Puskas Arena” të Budapestit.


Ekipi i Luis Enrikes vjen plot besim në këtë ndeshje si kampion në fuqi i Evropës, duke synuar trofeun e dytë në histori dhe të dytin radhazi në Ligën e Kampionëve.
Edhe ekipi i Mikel Artetas është besimplotë pasi ka fituar titullin e Ligës Premier pas plotë 22 vitesh. Në finalen e Ligës së Kampionëve Arsenali vjen pa asnjë humbje gjatë gjithë edicionit, duke synuar trofeun e parë historik në këtë kompeticion.