“Pse po vrisni njerëz të pafajshëm, çfarë doni?” Ukrainas nga Shkupi protestojnë para ambasadës ruse

TË FUNDIT

Duke marshuar deri tek ambasada ruse, shoqata “Lesja ukrainase” edhe protestoi kundër pushtimit rus ndaj Ukrainës. Mbanin flamuj të Ukrainës dhe pankarta duke porositur të ndalet lufta dhe vrasja e viktimave të pafajshme. Me ton ironik u shprehën se janë mbledhur që t’ia urojnë ditën Rusisë. Thonë se ushtarët rusë në Ukrainë i kanë plaçkitur shtëpitë e tyre, në shenjë të kësaj ata para ambasadës sollën pjesë e mobilieve të tyre.

Sot u mblodhëm që t’ia urojmë ditën Rusisë. Dita e Rusisë është dita e paqes ruse. Paqja ruse do të thotë përdhunim, vrasje të njerëzve të pafajshëm, fëmijëve. Dua t’i drejtohem Ambasadës. A mundeni t’i paguani ushtarët tuaj, pse po plaçkitin, pse vijnë te ne në Ukrainë, pse vrasin njerëz. Çfarë doni me këtë?”, tha Aleksandër Urbanoviç, kryetar i “Lesja ukrainase”

Përveç me Ukrainën, Rusia ka luftuar me shumë fqinjë të saj, ndërsa pushtimi rus ndaj Ukrainës mori shumë jetë të pafajshme, mes viktimave ka edhe shumë fëmijë, tha Tamila Vellkovska, nënkryetare e shoqatës. Para ambasadës sollën edhe kurore lulesh për nder të viktimave.

Prej 14 fqinjëve, ka luftuar me 10. Dëshira që t’i shkatërrojë ukrainasit u shndërrua në humbje të mëdha për vetë Federatën ruse. Në vend që të pasurohet, mori sanksione që e shkatërrojnë ekonominë ruse. Deshën lule për mirëpritje në qytetet tanë, megjithatë morën lule për nder të të vdekurve, ja si kurorën me lule që e sollëm këtu, lamtumirë e fundit për perandorinë e madhe që e duan, tha Tamila Vellkovska”, nënkryetare e Lesja ukrainase.

Nga shoqata ankohen se refugjatëve ukrainas që janë akomoduar në Maqedoni u mohohen të drejtat e tyre. Gishtin e drejtojnë kah Ministria e Jashtme prej ku thonë se ende nuk sillet ligji i duhur.

U mundësohet të jenë këtu si turistë jo më shumë se 90 ditë, mbi 365 ditë u jepet letër njoftim për arsye humanitare. Me këtë letër njoftim nuk u lejohet pjesëmarrje në procesin arsimor, sigurim shëndetësor, transport falas, punësim. Asgjë!”, tha  Urbanoviç.

Pushtimi rus ndaj Ukrainës filloi më 24 shkurt ndërsa deri tani jetën e kanë humbur mijëra civilë, ndërsa mbi 4 milionë u shpërngulën nëpër vendet e Evropës. Në Maqedoninë janë rreth 1150 refugjatë ukrainas.