Pse mushkonjat pickojnë disa më shumë së të tjerët

TË FUNDIT

Shkencëtarët kanë gjetur prova të qarta se gjenet e njerëzve përcaktojnë sa tërheqëse është era e trupit të tyre për insektet thumbues.

Studimi i ri gjeti se binjakët identik ishin më të ngjashëm në aktivitetin e tyre me mushkonjat, se sa të tjerët.
Përderisa binjakët identik ndajnë gjenet e njëjta dhe binjakët jo-identik jo, shkencëtarët ishin në gjendje të zbulojnë se mushkonjat dëbohen gjenetikisht.

Gjetjet sugjerojnë se era e trupit tonë ndikon në shanset për t’u sulmuar nga mushkonjat.

Njerëzit të cilët nuk pickohen nga mushkonjat u bë e ditur se prodhojnë një ilaç natyral kundër insekteve, në mënyrë që të jenë të sigurt ndaj tyre.

Gratë shtatzëna janë më tërheqëse ndaj mushkonjave se sa ato të cilat nuk janë shtatzënë. Dhe njerëzit më të trashë janë gjithashtu më tërheqës për mushkonjat se ata më të dobët.

Por studimet flasin edhe per zgjidhjet. Sipas tyre ngrënia e hudhrës dhe pirja e birrës i mbanë mushkonjat larg.