Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në “Summer Click” në TV21 tha se se nuk duhet që të gjithë mjekët të shënjestrohen pa ngjarjeve në Klinikën e Onkologjisë, ky dyshohet se janë keqpërdorur terapitë e pacientëve me kancer.
“Mendoj se pa marrë parasysh kush ka marrë pjesë në një aktivitet të këtillë, ka shkaktuar dëme serioze në sistem, dëme ndaj mjekëve, të cilët në shumicë janë njerëz që mbi gjitha janë humanë dhe luftojnë për shëndetësinë tonë”, theksoi Spasovski.
Spasovski thotë se pret përgjegjësi individuale për rastin në fjalë.
“Pres të kemi me kohë të kemi procedurë të provave që do t’i ngris të gjitha çështjet dhe për këtë do të ketë përgjegjësi, shumë është me rëndësi që me kualitet i gjithë ky proces të përfundojë dhe fajtorët me emër dhe mbiemër të japin përgjegjësi para organeve kompetente, vetëm kështu do të jetë drejtësia e kënaqur”, tha Spasovski.
I pyetur se pse ju deshën MPB-së 2 vjet për të hyrë në Onkolohji, Spasovski tha se rasti nuk duhet të politizohet.
“Shikoni, rasti kur bëhet fjalë për jetë njeriu, absolutisht sipas meje nuk duhet të politizohet sepse në këtë mënyrë nuk tregojmë dimensionin njerëzore”, theksoi Spasovski.
