Sot mot më i freskët me reshje shiu

TË FUNDIT

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe më i freskët, me reshje të herëpashershme shiu, të cilat në disa vende do të jenë më të dendura dhe do të kalojnë 15 litra për metër katror, njoftojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Lokalisht do të ketë kushte për mot të paqëndrueshëm, të shoqëruar me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu, ndërsa përgjatë luginës së Vardarit herë pas here do të forcohet dhe do të arrijë shpejtësi mbi 50 kilometra në orë.

Temperatura maksimale ditore do të lëvizë nga 20 deri në 27 gradë Celsius.

Shkup pritet mot me vranësira të ndryshueshme dhe më i freskët, me reshje të herëpashershme shiu, të cilat në disa pjesë do të jenë më të dendura. Në pjesë të luginës priten kushte për mot të paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të përforcuar. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë 26 gradë Celsius.